Java e parë e janarit me mot të ndryshueshëm, me vransira, diell dhe reshje shiu, vetëm në vise malore borë. Nga e premta dhe në fundjavë rënie e temperaturave e priten mundësi edhe për borë.
3.01.2021 – Pjesa më e madhe e Mesdheut, përfshi edhe rajonin tonë mbetet në dominim të fushave ciklonike të ardhura nga Atlantiku. Nën këto kushte mbi vendin tonë javën e parë të janarit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira, intervale më të gjata me diell e ditën e hënë dhe të mërkurë priten mundësi edhe për reshje shiu. Reshjet e borës më të mundshme vetëm në vise malore.
Të martën dhe mërkurën gjatë ditës mund të ketë intervale më të gjata me diell. Temperaturat mbesin ende të të larta për këtë periudhë kohore.
Ditën e premte kalimi i një cikloni nga rajoni, sjell përgjatë vendit tonë një sistem frontal, që orëve të mëngjesit mundëson të reshura shiu dhe bore edhe në pjesë të ulëta.
Sipas parashikimeve të fundit, më pas në fundjavë depërtimi i masave më të ftohta ajrore, mund të paraqes më shumë kushte për reshje bore dhe rënie të temperaturave.
Orëve të mbrëmjes dhe në kushte më të qeta, pa erë, ditëve në vijim indeksi i cilësisë së ajrit do të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, mirëpo gjatë ditës vende-vende do të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e nga dita e mërkurë mund të ketë fuqizim të erës, që mban indeksin në vlera të mjaftueshme më shumë gjatë ditës.
4.01 – Kryesisht vranët. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në vise malore borë. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
5.01 – Diell dhe vransira. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit mundësi për mjegull.
6.01 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Në vise malore me borë.
7.01 – Vransira dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditës.
8.01 – Kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit me mundësi për reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 3C, e maksimalet nga 5C deri 8C, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 4-10m/s.
Shtypja atmosferike në rënie, e më pas gradualisht në rritje përreth vlerave normale.
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...