Google ADS

Moti për javën e fundit të 2023-tës, IHMK: Do të jetë një “minipranverë”, nuk parashihet të ketë reshje

14:49 | 24 Dhjetor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në javën e fundit të vitit 2023 do të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticiklonikë e ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Sipas IHMK-së, do të jetë një “minipranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera, përcjell Arbresh.info.

Në ndërrimin e mot moteve nuk parashihen reshje të asnjë forme.

E hëne – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.

E marte – Mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme