Google ADS

Moti për javën e ardhshme, temperaturat shënojnë rritje

14:20 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore të cilat nga e mërkurja do të përfshijnë edhe vendin tonë, duke ndikuar në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Të hënën dhe të marten masat e ajrit me presion të ulët do të mbesin aktive , duke krijuar një mot të vranët dhe me reshje shiu , të cilat të reshje të marten mund të jenë të izoluara nëpër disa territore të caktuara.

Nga e mërkurja ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi maksimale deri 9m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme