Moti për javën e ardhshme, muaji korrik përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale

09:15 | 28 Korrik 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për javën e ardhshme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftimin për media nga IHMK-ja, bëhet e ditur se vetëm të premten do të jenë temperaturat deri në 34 gradë, shkruan Arbresh.info

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E martë- Mot kryesisht i ngjashëm por më i freskët se dita e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 -13 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Sipas IHMK-së, muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficid të reshjeve./Arbresh.info/

Të ngjashme