Google ADS

Moti për javë e ardhshme

21:14 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende ditën e hënë dhe të mërkurën mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme