Moti për fundjavë

23:52 | 4 Shkurt 2022
L G

Në fundjavë jo shumë ftohtë. Në mëngjes ngrica. Të shtunën vransira e të dielen kthjellime.

Të hënën pas motit të butë ditën, në mbrëmje priten edhe reshje bore.

5.02 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

6.02 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Përgjatë ultësirave mundësi për mjegull orëve të mëngjesit.

7.02 – Më butë, kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu. Pasdite reshjet e shiut përfshinë gjithë vendin, e në mbrëmje me rënie të temperaturave edhe shndërrohen në borë.

8.02 – Kryesisht me vransira. Mëngjesit vende-vende vazhdojnë reshjet e dobët të borës.

9.02 – Paradite intervale me diell. Ditën më butë, me shtim të vransirave.

Temperaturat me tendencë të rritjes deri ditën e hënë. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në 0C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje deri në 9C ditën e hënë, e të martën zbresin në 3C.

Era do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme në fundjavë, ndërsa ditën e hënë edhe mesatare 5-10m/s nga jugu, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin në veriore. Të martën me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale në fundjavë, e të hënën zbret përreth vlerave normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme