Moti në vendin tonë do vazhdojë të jetë me vranësira, por me temperatura që do arrijnë deri në 21 gradë celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), në dy ditët në vijim do vazhdojë të mbajë mot i vranët, mirëpo temperaturat ditën e mërkure do arrijnë deri në 17 gradë celsius, shkruan arbresh.info.
Ndërsa të enjten, do mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.
Temperaturat maksimale do arrijnë deri në 21 gradë celsius.
“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHK./arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë