Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

19:19 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në Kosovë në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

Të premten vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa dita e shtunë parashihet të përfshij pothuaj gjithë territorin me reshje.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e IHMK-së, shkruan arbresh.info.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje me shpejtësi 1-9 m/s./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme