Google ADS

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

19:18 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

“Temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa të enjten do të vijoj mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, përfundon IHMK./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme