Google ADS

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

18:51 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vendin tonë situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

IHMK përmes një komunikatë për media thotë, se kjo gjendje stabile vie si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, transmeton arbresh.info.

“Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme