Të premten dhe të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat do të jenë nga -6-3 gradë, kurse ato maksimalet nga 5-6 gradë Celsius.
“Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, njofton IHMK./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...