Moti për dy ditët e ardhshme

20:18 | 7 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset malore do të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8-9, kurse ato maksimale 23-25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme