Moti për dy ditët e ardhshme

14:01 | 21 Prill 2020
Arbresh Info

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.

Në orët e para, vende-vende mund të ketë riga shiu. Gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli, transmeton arbresh.info

Të enjten, situata meteorologjike do të lëvizë drejtë stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të pësoj rritje.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme