Google ADS

Moti për ditët e para të këtij viti

08:32 | 1 Janar 2022
S D

Gjatë ditëve të para të vitit 2022 pritet të mbajë mot stabil dhe i butë. Orëve të mëngjesit ka mundësi për mjegull, derisa nga mesi i javës së ardhshme pritet shi e borë.

Në ditët e para të vitit 2022, parashihet të mbajë mot i butë e stabil, me kthjellime dhe vransira. Të shtunën mbrëma vransirat kalimtare mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu përreth viseve malore apo edhe fjolla bore. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte edhe për mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

Ditën e martë do të ketë shtim të vransirave, ndërsa ditën e mërkurë orëve të pasdites priten edhe reshje shiu, që me rënie të temperaturave në mbrëmje të shndërrohen edhe në reshje bore.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku i dominimit të qetësive, por edhe inverzionit termik që paraqitet në vise të ulëta, ku edhe mbanë të ngujuar ndotësit ajror pranë sipërfaqes.  Vetëm në raste kur do të ketë qarkullim më të mirë ajror, si pasditen e së shtunës, ndotësit shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit vende-vende kalon edhe në vlera të pranueshme.

1.01.2022 – Kryesisht me kthjellime dhe butë. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransira kalimtare, përreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.

2.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Përgjatë ultësirave mjegull në mëngjes, ku vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

3.01 – Butë, kryesisht me kthjellime, e me vransira kalimtare. Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit, e vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

4.01 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

5.01 – Kryesisht me vransira.  Pasdite priten reshje shiu, që më vonë me rënie të temperaturave, shndërrohen në borë.

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që luhaten nga 0C deri 2C, e të mërkurën edhe deri në 5C, ndërsa maksimalet lëvizin ndërmjet 10C e 13C.

Të shtunën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s, e ditëve të tjera frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, e ditën e mërkurë e ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rritje mbi vlera normale, e më pas me tendencë të rënies./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme