Google ADS

Moti nesër në Kosovë

17:49 | 29 Nëntor 2018
A. B.

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike dhe bllokuese mbi gjithë territorin e vendit.

Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe kthjellimeve në vazhdim, do të krijohen kushte për mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë, nuk parashikohen reshje të asnjë forme. Temperaturat do të ulen edhe më shumë gjatë natës, duke regjistruar vlerat deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë rreth 1 gradë Celsius.

Kjo gjendje anticiklonike do të ndikoj që të kemi pasivitet në lëvizjen e masave të ajrit, kështu që cilësia e ajrit nuk do të jetë në vlerat e shëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme