Google ADS

Moti në Kosovë vazhdon të jetë i nxehtë, temperaturat sot arrijnë 38 gradë

06:58 | 17 Korrik 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme