Cikloni që po kalon mbi rajon po zhvendoset në pjesët lindore të kontinentit, derisa mbi vendin tonë pritet të shtrihen fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditëve në vijim do të mbajë mot pa të reshura, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
Temperaturat edhe nesër mbeten pak të ulëta, e nga e enjtja në rritje. Në fundjavë, ditën e diel me mundësi për reshje të dobëta shiu, paralajmëron PW.
Parashikimi për 30 shtator dhe 1 tetor:
30.09.2020 – Në mëngjes më ftohtë. Ditën kryesisht me vranësira, herë-herë intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 19C, e në vise malore 4C deri 12C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi, 5-9m/s, e kah Dukagjini 1-3m/s. Indeksi UV: 4.
1.10.2020 – Në mëngjes më ftohtë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën më ngrohtë, pjesërisht vranët, por me intervale diç më të gjata me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 8C deri 21C, e në vise malore 5C deri 14C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s. Indeksi UV: 5.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës