Ditëve të ardhshme, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ftohta ajrore, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, të thatë, por të ftohtë, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e enjte masat e ftohta ajrore zhvendosen në juglindje të rajonit, e temperaturat maksimale gradualisht do të shënojnë rritje të lehtë mbi vlera mesatare gjatë ditës së premte. Orëve të mëngjesit mbetet mot më i ftohtë dhe me ngrica”.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, sidomos ditën e enjte, thekson PW.
Parashikimi për 8 dhe 9 janar:
8.01.2020 – Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Erë e lehtë nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 1.
9.01.2020 – Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga krahu verior 1-2m/s. Indeksi UV: 1.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA