Zhvillimi i një mini qëndre të presionit të lartë atmosferik në brigjet Jugperëndimore të Ballkanit do të sjellë në territorin Shqiptar dominim të motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit.
Ndërsa në orët vijuse priten kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Kosova parashikohet që të jetë në dominimine motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të ditës, duke sjell në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. POR vranësirat pitet të shtohen në intervale të shkurtra kohore duke sjell në veriperëndim të territorit reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës në MV do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta të cilat më të fokususra do të jenë në zonat Perëndimore. Po_ashtu dhe orët vijuese kryesisht do të sjellin të njëjtën situat sinoptike, POR pritet që vranësirat të jenë më të pakta.
Rajoni dhe Europa
Europa Qëndrore do të mbizoterohet nga kthjellime dhe vranësira te lehta. Ndërsa Europa Jugore do jetë në dominimin e vranësirave të here pas hereshme duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Po ashtu, me mot të paqëndrueshëm do të jenë Veriu dhe Lindja e kontinentit, KU vranësirat e shumta do të sjellin reshje te dendura shiu. /abcnews.al
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...