Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
“Edhe dita e mërkurë mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga veriperëndimi, kështu që sa i përket temperaturave, ato mbesin konstante me ditët paraprake. Dita e enjte premton mot më të ngrohtë dhe drejt stabilizimit, por që rigat e dobëta mund të jenë prezent në disa pjesë të Dukagjinit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, shkruan arbresh.info.
IHMK poashtu bën të ditur se temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, por jo edhe ato agrometeorologjike për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës dhe mungesës së prezencës së rrezeve të diellit në ketë 10 ditshin e fundit”, përfundon njoftimi i IHMK-së./arbresh.info
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...