Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbretëroj mot i vranët dhe me shi.
Sipas këtij Instituti më 4 dhe 5 mars temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë , duke përfshirë tërë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët...
Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin...
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...
4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën
Shpërthen virusi i rrezikshëm, 6 të vdekur deri tani-Transme...