Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

21:12 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme me mot jostabil dhe më të freskët. Kohë pas kohe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Nga e mërkura intervale më të gjata me diell

Fusha të presionit të ulët dhe masa më të freskët ajrore në ditët e ardhshme do të depërtojnë mbi rajonin tonë. Si rrjedhojë, pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, dhe më i freskët. Kohë pas kohe priten rrebeshe shiu dhe bubullima, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se mot jostabil parashihet edhe në ditët e para të javës së ardhshme, kohë pas kohe me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nga dita e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet një periudhë më stabile, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.

Parashikimi për periudhën 4-8 korrik:

4.07 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me mundësi edhe për breshër.

5.07 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

6.07 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten rrebeshe shiu me bubullima.

7.07 – Kryesisht me vranësira. Ditën dhe në mbrëmje me rrebeshe shiu dhe bubullima.

8.07 – Kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 23C deri 28C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme