Google ADS

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

01:12 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Të hënën priten reshje lokale shiu, më pas mot i mirë dhe kryesisht me diell

Nga dita e martë, fusha anticiklonike nga Europa perëndimore dhe qendrore, sërish do të fuqizohen mbi rajon duke kushtëzuar mot stabil dhe me diell, derisa temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.

E hënë – Mot me vranësira dhe diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruar edhe me bubullima.

E martë – Mot i mirë kryesisht me diell.

E mërkurë – Mot i mirë, kryesisht me diell.
E enjte –  Mot i mirë, kryesisht me diell.
E premte – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

Do të fyejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s..

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuara mbi vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme