Moti në Kosovë

07:09 | 8 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit frontal, transmeton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan arbresh.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i veriperëndimit”, njofton IHMK.

Ndryshe sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim  të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme