Moti në Kosovë

07:12 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Instituti Hidrometeorologjik njofton se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.

Vranësirat e pakta që do të jenë prezent, mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu pas ditës së mërkurë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës, shkruan arbresh.info.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme