Fushat e presionit të lartë do të kushtëzojnë përmirësim të motit dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditëve të fundjavës.
Ndërkohë në javën e ardhshme do të kemi mot të ndryshueshëm.
Ditën e martë, një turbullirë me masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të kaloj mbi rajon që do ndikoj të zbresin temperaturat, ndërsa nga Mesdheu fusha të presionit të ulët do të sjellin vranësira dhe mundësi për reshje shiu.
Nga dita e mërkurë fushat e presionit të lartë sërish pritet të fuqizohen që do të favorizojnë kthjellime, e masat e ngrohta do të rrisin temperaturat edhe mbi 20C.
20.04 – Kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët.
21.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
22.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
23.04 – Më freskët dhe me erë, kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe me reshje shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
24.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes edhe mbi këto vlera. Minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 15C deri në 20C, mirëpo ditën e martë mund të zbresin deri në 13C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare të shtunën, nga verilindja 4-6m/s, e ditën e diel nga juglindja 1-3m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por që mbetet mbi vlera normale
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...