Moti në Kosovë

07:10 | 23 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Prishtina Weather ka njoftuar se nëse në Kosovë do të mbajë mot me vranësia dhe me shi.

Moti pritet që të shënojë përmirësime nga fillimi i javës së ardhshme.

Nga e hëna e javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, herë herë me vranësira kalimtare, derisa orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë e vende-vende edhe me ngrica.

Njoftimi i plotë:

Të shtunën vranët e me shi. Të dielen më ftohtë, e vransirat shpërndahen. Java e ardhshme fillon me kthjellime, por orëve të mëngjesit ftohtë e me ngrica.

23.10 – Kryesisht vranët, e me reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë pak më intenzive, të shoqëruara edhe me bubullimë. Në mbrëmje më ftohtë, e riga lokale shiu vazhdojnë edhe gjatë natës.

24.10 – Më ftohtë e pjesërisht vranët. Gjatë ditës vransirat fillojnë të shpërndahen e në mbrëmje do të ketë kthjellime.

25.10 – Pas mëngjesit të ftohtë dhe me ngrica, ditën kryesisht kthjellët e me vransira kalimtare.

26.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.

27.10 – Kryesisht me diell, ditën me vransira kalimtare.

Temperaturat minimale nga 5C e 10C, zbresin deri në 0C ditën e hënë, e ato maksimale të dielen zbresin në 10C, e të hënën me një rritje të lehtë deri në 12C.

Era ndryshon kahjen nga verilindja dhe fryn edhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s, e ditën e hënë do të fryjë nga juglindja.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje së mëtutjeshme në vlera edhe më të larta nga normalet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme