Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për parashikimin e motit për ditën e nesërme dhe të pasnesërme.
Sipas IHK-së, vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike, gjatë këtyre dy ditëve pritet të ketë luhatje në parametrat kryesor, si të presionit ashtu edhe të fushave termike.
Kjo situatë do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbaj mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.
Të premten pritet që vende-vende të ketë riga të izoluara shiu, ndërsa dita e shtunë parashihet të shoqërohet me reshje bore në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...