Moti në vendin tonë ditëve të fundit ka qenë kryesisht me diell.
Edhe ditëve në vazhdim do të vazhdojë njëjtë, mirëpo të shtunën pritet të ketë rënie të temperaturave.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHK), shkruan arbresh.info.
“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja”, njofton IHK.
Temperaturat maksimale do arrijnë nga 9 deri në 17 gradë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?