Moti me vranësira dhe reshje bore

21:04 | 10 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e martë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme