Google ADS

Moti me diell për ditën e sotme

08:18 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende –vende me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike gjatë gjithë kësaj periudhe do të shënoj ngritje graduale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 6m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme