Moti kryesisht me diell, temperaturat arrijnë deri 35 gradë

06:59 | 3 Gusht 2023
E.H

Moti sot në vendin tonë parashihet të jetë me diell dhe me vranësira të paketa, kryesisht në viset malore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin  ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa ajo maksimalja 32-35 gradë celsius.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK u bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme