Moti kryesisht me diell sot në vend, temperaturat arrijnë deri 35 gradë

07:08 | 24 Korrik 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP-së.

Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme