Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 2-4 gradë Celsius.
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë, përcjell Arbresh.info.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 2-4 gradë Celsius.
IHK tutje njofton se sipas ecurive sinoptike, deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...