Në Aeroportin e Prishtinës, gjatë ditës shumica e fluturimeve u realizuan me vonesë. Kjo për shkak të motit të ligë që mbretëroi mbrëmë dhe sot në orët e mëngjesit. Kurse, një kompani që operon nga Prishtina për në Londër ndonëse e realizoi me mbi 12 orë vonesë fluturimin, një pjese të udhëtarëve nuk ua lejoi të udhëtonin. Udhëtarët thonë se kompania WizzAir duhet t’ua paguaj dëmshpërblimin.
Për shkak të motit të ligë në 24 orët e fundit, shumë fluturime nga aeroporti i Prishtinës, janë realizuar me vonesë, kurse fluturimi Prishtinë- Londër nuk është realizuar fare. Përveç kësaj, dhjetëra udhëtarë për orë të tëra kanë mbetur në aeroport pa asnjë përgjigje.
Njëri ndër ta edhe Sabit Sinani nga Drenasi.
“Ne na dhanë me vonesë me hy brenda, në shi e në të ftoftë aty poshtë. Kur hymë aty një orë e vonoi piloti, pas një ore tha sonte nuk fluturojmë. Prit dje, prit sot, as që pranon kush me dal me na sqaru këtë punë”, Sinani.
Një tjetër udhëtar thotë se kompania i lajmëroi ata përmes postës elektronike, se fluturimi i mbrëmshëm realizohet sot rreth orës 15. Megjithatë, mbi 80 udhëtar sërish mbeten në aeroport.
Pas interesimit të Radio Kosovës rreth kompanisë që nuk u bëri zgjidhje udhëtarëve as sot, zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara tha shkurt se kjo nuk është përgjegjësi e aeroportit.
“Duhet me kontaktu me kompaninë ajrore”, tha ajo.
Pasi policia, kërkoi nga udhëtarët të qetësoheshin, të njëjtit u ftuan nga dy punonjës të aeroportit të Prishtinës, të cilët ua konfirmonin atyre se do të mund të fluturonin gjatë javës.
Megjithatë, shumë prej tyre kërkonin dëmshpërblim financiar, sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian, por nuk kishte zyre të kompanisë Wizz Air për të paraqitur kërkesën e tyre.
Në këtë mënyrë, ata shprehën habinë se si është e mundur që kompania në fjalë lejohet të operoj pa pasur një zyrë fizike në vendin tonë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...