Policia Rrugore e Shqipërisë u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në lëvizjet e tyre për shkak të motit të keq, që është i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia Rrugore bën apel ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Gjithashtu, Policia Rrugore bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, ndërsa njofton se “në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”.
“Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve. Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut . Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut