Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, por jo stabil, me mundësi reshjesh të shiut.
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e hënë, të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu, njofton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës