Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dy ditët e para të javës vijuese moti do të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, duke e mbajtur gjendjen termike të pandryshueshëm dhe intervalet e gjata me diell.
Ndërkaq, sipas IHMK-së, nga e mërkura priten kushte tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete do të sjellin edhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.
“Sa i përket fushave barike nuk do të kemi luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të kemi rënie të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Indeksi UV mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, prandaj këshillat e mjekut për tu mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër