Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.
Siç thuhet në njoftim, kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë.
“Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...