Mot jostabil, me erë, e rrebeshe dhe bubullima mbetet edhe përgjatë fundjavës. Nga java e ardhshme përmirësim i motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.
Në fillim të javës vijuese po parashihet përmirësim i motit, ku do të ketë edhe intervale më të gjata me diell, e kushte për të reshura mbeten me më shumë gjasë ditën e hënë. Temperaturat gradualisht në rritje.Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e fundjavës do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe të pranueshme.
11.06 – Freskët e me erë. Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, vende-vende me bubullima.
12.06 – Pjesërisht vranët, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima gjatë ditës.
13.06 – Pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
14.06 – Kryesisht me diell, ditën me vransira kalimtare.
15.06 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 15C, ndërsa maksimalet pas rënies që pësuan sot deri në 20C e 21C, gradualisht shënojnë rritje në 25C e 26C.Era fryn kryesisht nga krahu verior, në fundjavë edhe mesatarisht e fuqishme 7-15m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend