Mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell

08:00 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell, shkruan arbresh.info.

Sipas këtij instituti vranësirat ditën e diele kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 6m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme