Java e dytë e majit me mot të ftohtë, të ndryshueshëm dhe shi
Vorbulla ciklonike nga Atlantiku në fillim të javës do të vazhdoj të depërtoj mbi rajon duke sjell mot të paqëndrueshëm dhe me shi, derisa nga veriu i kontinentit masa të ftohta arktike që do të shtrihen mbi vendin tonë, do të zbresin temperaturat nën vlera mesatare.
Ditën e mërkurë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve meteorologjike, me kthjellime dhe rritje të temperaturave gjatë ditës.
Nga dita e enjte sërish fusha të presionit të ulët do të shtrihen mbi rajon duke favorizuar mot me vransira dhe të reshura me shi, kryesisht orëve të pasdites, ndërsa temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare.
6.05 – Më ftohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me shi, e që ditën do të shoqërohen edhe me bubullima.
7.05 – Ftohtë. Kryesisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu.
8.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.
9.05-10.5 – Të enjten kryesisht me vranësira, pasdite me reshje lokale shiu. Ditën e premte vranësira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimale do të zbresin nga 7C deri në 2C, ndërsa ato maksimale në fillim të javës do të zbresin deri në 10C, e në pjesën e dytë të javës do të rriten deri në 17C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga perëndimi dhe veriperëndimi 4-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...