Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit,kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, duke mos e përfshirë të gjithë territorin, parashihen të kenë më pak reshje.
“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit”.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030