Mot me diell në Kosovë

08:08 | 4 Tetor 2017
M. A.

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu, por jo në gjithë territorin e vendit, kryesisht në viset me lartësi të larta mbidetare.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s”, bënë të ditur IHMK-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme