Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s.
Indeksi UV mbetet akoma i lartë, në shkalën e rrezikut.
Nesër është dita e fundit e muajit prill. Ky muaj krahasuar me muajt prill të kaluar e së paku 80 vjetëve më parë, del të jetë më i nxehti.
.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen