Google ADS

Mot jostabil në Kosovë, parashikimi për pesë ditë

12:47 | 1 Mars 2023
A. B.

Mot jostabil ditëve të ardhshme, kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta shiu e bore vetëm në vise malore, parashikon “Prishtina Weather”.

1.03.2023 – Cikloni “Juliette” që ka përfshi Mesdheun në këto ditët e fundit, kushtëzon mot jostabil edhe mbi rajonin tonë ditëve të para të marsit. Në ditët e ardhshme po parashihen kushte edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Në fundjavë vendi dominohet nga vransira, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu. Kushte për të reshura shiu po mbeten edhe në fillim të javës së ardhshme. Të reshurat e borës, mund të paraqiten vetëm në vise malore.

Indeksi i cilësisë së ajrit, orëve të pasdites do të jetë në vlera të pranueshme, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes, në raste të qetësive, me rritjen e koncentrimeve të ndotësve ajror, vlerat e indeksit mund të kalojnë edhe në mesatare apo edhe të dobëta.

Datat:

2.03 – Kryesisht me vransira. Paradite riga lokale shiu, e gjatë ditës në formë rrebeshesh, aty këtu të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore priten vetëm në vise malore.

3.03 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten edhe rrebeshe të shkurta shiu.

4.03 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

5.03 – Kryesisht me vransira. Ditën edhe intervale të shkurta me diell. Nuk përjashtohen mundësi për të reshura të dobëta shiu.

6.03 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu gjatë ditës.

Temperaturat në një rënie të lehtë. Minimalet zbresin deri në 3C e 4C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 7C e 11C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja e lindja 3-10m/s, e nga java e ardhshme mund të ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme