Google ADS

Mot i vranët sot në vend, pritet të ketë edhe riga shiu

07:05 | 28 Gusht 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme