Mot i nxehtë sot në vend, temperaturat arrijnë deri 30 gradë

06:53 | 15 Gusht 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme