Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen dhe nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike.
IHK njofton se për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, sepse në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.
Më tej bëhet e ditur se dita e hënë dhe e martë, paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistroj temperaturat më të ulëta të javës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...
Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve preside...