Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Europën qendrore dhe lindore, do të formojë edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kaloj edhe nga rajoni ynë.
Masat e lagështa nga Mesdheu që do të sjellë kjo vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike që po depërtojnë nga veriu i kontinentit do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore, derisa në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.
Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.
11.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.
12.01-13.01 – Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C. Në fundjavë minimalet mund të zbresin edhe deri në -12C. Në viset e mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.
Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugdlindja dhe verilindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike, me afrimin e vorbullës ciklonike, do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...